HAPËSIRË E KRITIKËS ARTISTIKE · EST. 1989
HAPËSIRË E KRITIKËS ARTISTIKE · EST. 1989
[email protected]
RRETH NESH

Një han
merr frymë

Kush e bën këtë han të marrë frymë? Zërat. Artistë, kuratorë, poetë, kritikë, muzikantë — secili zë si portret, si fragment, si dorë që ka lënë një shenjë.

Hani i 2 Robertëve u themelua në maj të vitit 1989.

Fillimisht u hap si kafiteri brenda një pasazhi në formë tuneli me dhjetëra kafiteri, te kompleksi arkitekturor që u emërua Kurrizi, në lagjen Dardania të Prishtinës — e më vonë u zhvendos në hapësirën e njohur si Santea, në po të njëjtën lagje.

Sot është hapësirë ekspozimi, rezistence dhe mendimi kritik: një urë mes krijimit dhe kuptimit.

1989Viti i themelimit
35+Vite kulturë e pavarur
Zëra & shenja
est. ’89
Historia e Hanit të 2 Robertëve
Kurrizi → Santea
HISTORIA

Arti i rezistencës

Café de Flore e Prishtinës · 1989 → 2019

Një kafiteri u hap në lagjen Dardania të Prishtinës, te kompleksi i njohur si Kurrizi.

Emri u huazua nga një roman i Ismail Kadaresë, që lidh orientalen me oksidentalen.

Pas një pauze të shkurtër, Hani u zhvendos te Santea, në Bulevardin e sotëm ‘Bill Clinton’.

Gjatë luftës, forcat serbe e shkatërruan dhe e dogjën Hanin. Edhe pas saj, misioni vazhdon deri më sot.

KRONOLOGJI

Tridhjetë vjet

  1. 1989

    Themelimi te Kurrizi, në Dardani.

  2. 1990–95

    Zhvendosja te Santea; Hani bëhet pikë referimi.

  3. 1995–99

    Dekada e artë e paraluftës.

  4. 1999

    Hani digjet nga forcat serbe gjatë luftës.

  5. 2000–05

    Rilindja e pasluftës; misioni vazhdon.

  6. 2019

    30-vjetori jubilar; botohet monografia.

Arti i Rezistencës / The Art of Resistance — Hani i 2 Robertëve 1989–2019
Monografi jubilare

Arti i Rezistencës

Rezistenca e Artit · 1989–2019

Mbi 80 rrëfime miqsh, dokumente, fotografi dhe katalogë ekspozitash që dëshmojnë rolin e Hanit në rezistencën kulturore të Kosovës.

Autorë: Merita & Fadil Dragaj · Redaktor: Shkëlzen Maliqi · Prishtinë, 2020 · 304 faqe

Shkarko librin (PDF)PDF · ~8.4 MB