35 VJETORI I HANIT TË 2 ROBERTËVE

Sivjet Hani i 2 Robertëve përmbushi 35 vjet të veprimtarisë si kafe, restorant dhe galeri. Gjatë periudhës 1989-2024 në Han janë organizuar më shumë se 200 ekspozita dhe aktivitete tjera kulturore. Për ekspozitën jubilare kemi ftuar dhe përzgjedhur disa nga artistët dhe veprat që janë ekspozuar te Hani gjatë periudhës jubilare. Në kohën e themelimit si kafiteri te Kurrizi, Hani pretendonte rol modest të alternativës…
HAPJE 14.12.2024 | 19:00