Open today from 16:00 - 23:30 | Sunday closed

Exhibition

SKENDER BOSHNJAKU: BOTA IME NË RRETH

Curated by: Shkëlzen Maliqi

Janar 2024

Sot është dita e fundit për të vizituar ekspozitën “BOTA IME NË RRETH” e SKENDER BOSHNJAKUT në Galerinë Hani i 2 Robertëve.

Rrethi është simboli i përsosmërisë. Që nga fillesat e zhvillimit të njerëzimit, dijetarët dhe besimtarët e ndryshëm, rrethin e kanë konsideruar si formë primoridiale dhe hyjnorje. Si i tillë rrethi pothuajse denbabaden paraqitet si trajtë emblematike e besimeve që adhuronin fuqitë natyrore (p.sh. Diellin dhe Hënën, që për nga forma janë rrethe), sikundër edhe në kultet tjera me shumë ose një Zot të plotëfuqishëm.

Skender Boshnjaku në ekspozitën e tij të dytë personale, për motiv kryesor e ka përsosmerinë e formës së rrethit me variacione të thurrjeve emblemtike që praqiten si kompozicione abstrakte gjeometrike.

Kjo ekspozitë e Boshnjakut ndërlidhet me prezentimin e tij të parë si artist në vitin 2018. Edhe kjo ekspozitë u pat organizuar në një lokal gastronomik, te pabi “Miqtë” në Prishtinë. Për këtë ekspozitë unë e pata shkruar një ese ku në mënyrë të thuktë theksova disa karakteristikat veçuese të artit të Boshnjakut. Nga ai shkrim po i cek disa rreshta sqarues edhe për ekspozitën aktuale:

“Skender Boshnjaku, neuropsikiatër i njohur, profesor i UP-së, themelues i Klinikës së neuropsikiatrisë, ka qenë gjithnjë i apasionuar me artin. Gjatë katër dekadave të kaluara ka botuar rregullisht kritika dhe vështrime mbi artin, të përmbledhura si libra në tre vëllime. Boshnjaku njihet edhe si koleksionues dhe interpretues i grafitëve muralë kosovare dhe më gjërë. Ndërkaq në vitin 2018 befas ai u paraqit edhe me një cikël prej 30 kolazhesh. Për çudi autori zbuloi se këto 30 vepra janë përzgjedhje nga një opus i rreth 3 mijë kolazhesh të realizuara gjatë gati pesë dekadave. Pra, një punë kolosale që deri atëherë nuk e kishte bërë publike.

Specifika tjetër e arti të Boshnjakut është karakteri riciklues i tyre. Pët ti bërë kolazhet ai shfrytëzonte materiale të hudhura produktesh për konsum publik, ambalazhe mallrash si kuti duhani, mbëshjellës çokollatash etj.. Nga ky material ai përzgjedhte dhe kombinonte detale ornamentash dhe ngjyrash duke i ndërthurur si art abstrakt me kompozicione gjeometrike. Nuk shfrytëzonte vetëm atraktivitetin e vetë motiveve në “lëndën e pare” që gjente te plehrat, por e aktivizonte edhe imagjinatën dhe shijen prej krijuesi. Kjo punë me hedhurina të mbledhura edhe nëpër rrugë, duket si vepër përçudnuese e një drejtuesi të institucioni shëndetësor dhe profesori i universitetit.

Krijimi i mijëra kolazheve pas punës së përditshme si neuropsikiatër mendoj se nuk motivohet vetëm me ambicjen artistike, por më parë është e lidhur me vetë peshën e rëndë të profesionit bazë të Boshnjakut. Në interpretimin e ekspozitës së vitit 2018, angazhimin për të bërë përditë kolazhe e kam cilësuar si një formë të autoterapisë, nevojës që të ballafaqohet me përditshmërinë e mjekimit të çrregullimeve dhe sëmundjeve psiqike, si depresionet, neurozat, fobitë etj. deri te format e ndryshme të çmendisë dhe skizofrenisë. Për këtë barë të angazhimeve ditore si psikoterapist, Boshnjaku gjente një amgazhim relaksues thuajse lunatik: është zhytur rregullisht në krijime të kolazheve që ia rregulloi drejtëpeshimin mental prej psikiatri. Sepse s’është vetëm fjalë gojë paragjykimi i përhapur, – gjithësesi i keqpëdorur – se psikiatri, duke punuar me të krisurit, edhe vetë mund ta humb arsyen.

Kolazhet e Boshnjakut janë metafora komplekse e kërkimit të arsyes dhe racionalitetit, nga njëra anë, dhe e harmonisë dhe bukurisë, nga ana tjetër, në raportet ekzistuese sociale ku disa kategori të individëve më sensitive, ose atyre të pafat dhe të damkosur nga vrazhdësia e kushteve të jetës, vuajnë pasojat e të përjashtuarit nga shoqëria ose e humbin drejtpeshimin dhe çmenden.

Të kërkosh harmoni, racionalitet, bukuri abstrakte e ritmike etj. në hedhurina, “plehëra”, por edhe ndër shpirtëra të humbur të njerëzve të pafat, për Boshnjakun nuk ka qenë punë e pashpresë as ditën, kur punonte me pacientët, e as natën, kur sajonte me kujdes ornamentet e kolazheve.

Tani, te ekspozita e Hanit të 2 Robertëve e titulluar “Bota ime në rreth”, Boshnjaku shkëputet nga kolekcionari i të bukurës në plehëra, dhe kërkon pastërtinë dhe harmoninë domethënëse në vetë format e përsosura që i ka gjetur te rrethi, si metaforë më sublime e ekzistencës kuptimplote.

Te ky cikël veprash, që nuk janë edhe aq pretenduese në thjeshtësinë e tyre, dominon një ndjenje e estetizimeve të pasherr, madje edhe të dëlira, që të absorbojnë sikur akordet e një simfonie të pa zë që kanë efektin vetëvetiu çlirues të shkrirjes dhe përhumbjes në gjithësi.

Shkëlzen Maliqi

Janar 2024

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Read more

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Feb 2026

Rron Qena: The Neoromantic City

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: What remains unseen

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nov 2025

What time could not erase

12 Oct 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Oct 2025