Open today from 16:00 - 23:30 | Sunday closed

Exhibition

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

Kuruar nga: Diona Kusari

29.01.2026,19:00

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu

Ekspozitë – 29 01 2026,19:00

Hani i 2 Robertëve

Ekspozita përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Ekspozita “Pambuk” e artistëve Manushaqe Ibrahimi dhe Yll Avdiu hapet në Hanin e 2 Robertëve me datën 29 janar 2026. Në këtë ekspozitë, veprat e dy artistëve përmes shprehjeve të ndryshme artistike bashkëbisedojnë në hapësirë rreth likuiditetit të identitetit dhe mënyrën se si japim kuptim. Të dy artistët punojnë në një mënyrë intuitive, ku vepra ka një vetëdije të veten gjatë procesit të krijimit, e ku artisti duket herë si mjet për të procesuar e herë si krijues. A është çdo zgjedhje e qëllimshme an intuitive, apo të dyjat janë e njejta gjë?

Veprat e Manushaqe Ibrahimit dhe Yll Avdiu na vijnë me një gjuhë personale të zhvilluar, teksa takohen mbi vetë procesin e artit si praktikë personale interpretimi, si mjet për të biseduar me veten a subjektin pranë, apo si formë e zgjatuar e një imprinti vibracional të kujtesës e përjetimeve personale.

Njëkohësisht, njëfarë krize shoqërore e mbingarkesës me identifikimin, overthinking e multiplicitetit të zgjedhjeve në shoqëri shfaqet te Ylli si formë a gjuhë e veprës, e ndërsa te Manushaqja si pikënisje.

Të dy artistët punojnë në mënyrë ciklike e shumështresore. Në pikturat e Manushaqes, figurat e saja të personifikuara nuk dijnë të kërkojnë ndihmë, kërkojnë të preken me tjetrën por e kanë të pamundur, kërkojnë të kuptohen po njëkohësisht nuk duan t’a gjymtojnë veten përmes shprehjes. Në këtë mënyrë, gjuha e koduar bëhet edhe përbrendësim e riformulim i banalitetit të fjalive por edhe shprehje radikale e kundërshtim në të cilin artistja ruan fjalën e fundit. Në punimet e Yllit, artisti veçse e vendos shikimin e tij nga jashtë, duke përdorur të tjerët si frymëzim. Megjithatë, densiteti e plasticiteti i elementeve që duken të panumërta në veprat e tij, duken se shfaqin simbole arketipale e elemente të vetëdijes kolektive, me një stil pop e maksimalist, me pikëpyetje të hapura e spirale literale. Sikurse artisti qoftë nënvetëdijshëm apo qëllimshëm nuk dëshiron t’a qendërzojë konceptin e veprës së tij mbi një subjekt, por mbi të gjitha, e përmes këtij vështrimi ai e studion tjetrin.

Nëse ka nevojë për kuptim aty ku kuptimi duhet të jipet vetë, jo vetëm në art por edhe në jetë, Ylli dhe Manushaqja e gjejnë atë përmes metodave të ndryshme të punës por takohen në çështjen e identifikimit me veten përmes historive jetësore të fragmentuara, që marrin kuptim përmes sinkroniciteteve dhe një procesi intim në artin e Manushaqes, e përmes marrëdhënieve e bashkëkrijimit të kuptimit në veprat e Yllit.

Nga Diona Kusari

The exhibition is supported by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) in Kosovo.

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Read more

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Feb 2026

Rron Qena: The Neoromantic City

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: What remains unseen

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nov 2025

What time could not erase

12 Oct 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Oct 2025