EN / SQ

Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Kritikë artistike

Eilert Asmervik: Lotaria e Mendimit

Verena Walzl

22.5.2025, nga ora 19:00

“Lotaria e Mendimit” është një eksplorim vizual dhe konceptual i letrave tarot, si një sistem i lashtë i parashikimit, por edhe si një artefakt kulturor në vijimin e vazhdimësisë. Kjo ekspozitë paraqet një konstelacion grafikash tarot të shtypura në formate të mëdha mbi pëlhurë dhe pllakate të gjetura, të vendosura përballë imazheve tjera po ashtu të gjetura — duke përfshirë një ikonë të lashtë prej druri të Odinit dhe forma tjera të grafikave valore — bashkë me punime të pikturuara në letër që rishkruajnë ikonografinë e tarotit. Motivi i figurës së udhëtarit (Wanderer), një arketip qendror në veprën e Asmervik, shoqëron vizitorët përmes rrëfimeve të ndërthurura të fatit, lëvizjes dhe mistikës.

“Loloja” (“The Fool”) që në shikim të parë shpalosë simbolikën e Udhëtarit në letrat tarot, ai përfaqëson nisjen, fillimet e reja, si dhe një reflektim të hapur mbi të kaluarën dhe të ardhmen, që nuk është e përcaktuar ende. Në rastin e “Lotarisë së Mendimit”, kjo vlen po aq për çështjen e ekspresionit pamor, po aq sa për çështje më të gjera shoqërore. Cili interpretim hap dhe cili e mbyll mënyrën e të menduarit dhe perceptimit? Pastaj çfarë kthese mund të merr një ngjarje apo një pikturë, ku asaj/atij i është mveshur tashmë një kuptim më i madh?

Eilert Asmervik — një instrument themelor që farkëton lidhje të reja në zinxhirimin e imazhit dhe të kontra-imazhit! Puqësi i simfonive pigmentale, që mbartën si bashkëtingëllima harmonike spontane — korrespondenca racio-polifonike përtej spektrave dhe gjatësive valore, të vetë-akorduara drejt një logosi pamor! Imazh – Tingull, Tingull – Imazh, Bild und Aber-Bild!

Eilert Asmervik, artisti norvegjez me përmasa shumëplanëshe, i fokusuar kryesisht në pikturë dhe kreacionin e tingullit. Në vitin 2024, nën mentorimin e Daniel Richter, diplomoi për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë; me përfshirjen e përvojave shkëmbyese studimore në Beaux Arts de Paris dhe Kunstakademie Dyseldorf. Asmervik jeton dhe punon në mënyrë nomade, me bazë në Paris, FR; por edhe në Grac, AT; dhe Lunigiana, IT.

Veç tjerash, Asmervik është themelues i shtëpisë botuese “InterStar Verlag” dhe si bashkë-themelues i Cabanon Paris, nga viti 2023 bashkë me artisten Anaïs Horn organizojnë ekspozita me karakter pop-up.

Veprat e tij janë ekspozuar në disa vende ndërkombëtare, duke përfshirë prezantimet në Forum Stadtpark, Grac; Tutu Gallery, NYC; b10b, Dyseldorf; Printed Matter, NYC; Sophie Tappeiner, Vjenë; dhe K.U.K, Trondheim.

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Eilert Asmervik: Lotaria e Mendimit

22 May 2025

Verena Walzl

Marigona Ademi: Transformimi i botës në art

12 May 2025

Shkëlzen Maliqi

Daut Berisha: Nga e para

9 Apr 2025

Shkëlzen Maliqi

Valentina Elshani: I AM FREE

4 Jan 2025

Shkëlzen Maliqi

Nehat Beqiri: Mbetje Tingujsh

12 Jun 2024

Shkëlzen Maliqi

Burim Myftiu: Ordinary Saints

9 May 2024

SHKËLZEN MALIQI