EN / SQ

Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Kritikë artistike

Orhan Kurtolli: Përtej Titullit

Shkëlzen Maliqi

29 03 2024, 19.00

Përkrahur nga MKRS

MELANKOLI E HOMO ERECTUS

Pikturat e reja të Orhan Kurollit janë tërheqëse. Ato pëlqehen për shkak se artisti gjeti masat delikate thjeshtësimi të trajtave dhe koloritit, që në ciklet e mëhershme i kishte ca të ngatërruara me ndërnyjetime dhe kokëlavitje formash me çka mëtonte pasqyrimin e shumëkuptimësisë zhurmuese të jetës bashkëkohore urbane – sepse ai ishte dhe mbetet piktor me preokupim urbanocentrik. Për më shumë, edhe konceptimin e imazheve Kurtolli i sajon me intriga narrative që prekin senzorët e kërshërisë që, te njeriu inteligjent, zgjohet kur sheh rebuse dhe enigma që shërbejnë si çelës depërtimi në thellësitë dhe fshehtësitë e jetës përtej banalitetiteve të shfaqura në përditshmërinë ekzistenciale. Shikuesi duhet të deshifron, të zbulon dhe rizbulon enigmën e pikturuar, andaj veprave të tij artisti edhe nuk i vë tituj, por i trajton toptan, me titull përmbledhës – Përtej titullit.

Janë disa rebuse në ciklet e fundit të Kurtollit që megjithatë deshifrohen lehtë, sepse bazohen në paraqitjen e lakuriqësisë të trupit të njeriut si veti hyjnore. Duke thyer tabunë e ngulitur të turpit nga lakuriqësia, që ka qenë frustrim i pjesës të madhe të traditave kulturore njerëzore, Kurtolli implicite i referohet se e vërteta e artit duhet të jetë kundër tabuve ashtu siç, p.sh., Mikelanxhelo “paturpësisht” mbushi me lakuriqësi Cappellën Sistina, tempullin e një besimi që nga zanafillja ishte thelbësisht puritan, anti-trup dhe anti jetë mondane, dhe se edhe e vërteta të së vërtetës duhet të jetë e tillë, anti, e lakuriqësuar. E vërtata o është lakuriqe, o vetëm shtiret si e vërtetë pasi që jetësoren e mbulon me turp.

Në të vërtetë, te pikturat e Kurtollit ka edhe imazhe tjera intrigash paradoksale, me një notë të theksuar të melankolisë të homo erectusit, që pluskojnë mes zbulesës dhe të fshehurit brenda skenografive urbane në dukje teatrale, të cirkut ose të estradës, por që kuptohen vetëm me syrin që sheh zbulesa përtej spektaklit të formave tërheqëse.

Shkëlzen Maliqi

Mars 2024

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Eilert Asmervik: Lotaria e Mendimit

22 May 2025

Verena Walzl

Marigona Ademi: Transformimi i botës në art

12 May 2025

Shkëlzen Maliqi

Daut Berisha: Nga e para

9 Apr 2025

Shkëlzen Maliqi

Valentina Elshani: I AM FREE

4 Jan 2025

Shkëlzen Maliqi

Nehat Beqiri: Mbetje Tingujsh

12 Jun 2024

Shkëlzen Maliqi

Burim Myftiu: Ordinary Saints

9 May 2024

SHKËLZEN MALIQI