Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

Agron Dragaj: What time could not erase

25 09 2025

“ AJO QË KOHA S’MUNDI TË FSHIJË “

Prej njëzet e pesë vitesh, kam ndjekur gjurmët e përpjekjes dhe qëndresës njerëzore me kamerën në dorë. Nga Kosova në Ukrainë, nga Afganistani në Mauritani, nga Sri Lanka në Nepal, nga Burmа në Filipine, nga Shqipëria në Tajlandë. Çdo imazh është një fragment qëndrueshmërie, kujtese dhe njerëzimi.

Ato tregojnë për luftërat dhe pasojat e tyre, për fshatra të përpirë nga fatkeqësitë natyrore, për familje të thyer nga mërgimi, uria dhe varfëria. Zbulojnë edhe betejat më të heshtura—jeta e hijezuar nga HIV-i dhe varësia, nga gjakmarrja dhe kultura e armëve, nga pesha e mbijetesës dhe vija e brishtë mes dëshpërimit dhe qëndresës. Madje edhe elefantët e lidhur pas punës së rëndë dëshmojnë për këtë. Disa nga këto çaste u shfaqën e u zhdukën në një të qindën e sekondës; të tjera u besuan ngadalë, gjatë ditëve dhe heshtjeve. Secila mban atë që koha nuk arriti të fshijë: kujtesë, qëndresë dhe fijet e brishta të njerëzimit të përbashkët.

Në disa vende jam kthyer shumë herë, në të tjera kam qëndruar vetëm një javë a dy. Por kudo, njerëzit që takova, pavarësisht luftës, varfërisë apo humbjes, më mësuan thellësinë e qëndrueshmërisë njerëzore.

Kjo retrospektivë nuk synon të impresionojë. Ajo synon të dëshmojë. Qëndron si dëshmi dhe si homazh për ata që më hapën dyert dhe jetët e tyre, dhe për të vërtetat që mbijetojnë edhe kur gjithçka tjetër merret.

Faleminderit që hyni në këtë udhëtim. 

Agron Dragaj

Fotoreporter i pavarur me bazë në Rabat, Marok

LINKU

Ekspozita është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Shk 2026

Rron Qena: Qyteti neoromantik

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: Çka s’shoh

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nën 2025

Agron Dragaj: What time could not erase

12 Tet 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Tet 2025