“Kreativiteti është thjesht lidhje e gjërave. Kur pyet njerëzit krijues se si bënë diçka, ata ndihen pak në faj sepse nuk e bënë vërtet, thjesht panë diçka dhe kjo që panë, iu bë e qartë pas një kohe.” – Steve Jobs
Anton Krasniqi është artist i shquar dhe kreativ që punon në disa cikle të pikturës, siç janë: Peizazhi imagjinativ, Portreti dhe cikli abstrakt.
Në këtë ekspozitë, këtu në Galerinë Hani i 2 Robertëve, Antoni paraqet me ciklin Abstrakt, me ekspozitën e titulluar “Arkeologjia e shpirtit”.
Për ta analizuar pikturën abstrakte të Antonit po e filloj me një citat nga Pablo Picasso, i cili thotë:
“Arti është nga shpirti pluhuri i jetës së përditshme.”
Përditshmëria, rrethanat shoqërore, koha e luftës, rindërtimi dhe renovimi shpirtëror pas traumave të kohë së luftës mbeten si gurë themeli i kujtesës, i triumfit dhe i lirisë së shprehjes kreative.
Antoni është arkeologu, i cili heq pluhurin e ndjenjave, të përjetimeve shpirtërore duke i konkretizuar në vepra të artit me një vrull ekspresiv, duke përdor ngjyrën si mjet të energjisë krijuese bashkë me emocionin ekspresiv krijon pamjet abstrakte dhe asociative që asocon në rrënjët e një civilizimi që kishte pësuar një tragjedi. Përkundër kësaj, Antoni nuk i le shumë hapësirë rastit. Çdo lëvizje e brushës dhe e ngjyrës është e menduar mirë. Duke krijuar drejtësinë e formave abstrakte arrin të formojë harmoninë mes formave dhe hapësirës që e përbëjnë tërësinë kompozicionale.
Përmes koloritit të ndritshëm Antoni tregon optimizëm për jetën e rilindur nga ai civilizim që mbështet në memorien e shoqërisë sonë.
Mbijetesa është sinonim i shprehjes figurative në pikturën e Antonit që e bën edhe më të madhërishme veprën artistike.
Në pikturë Ringjallja paraqitet përmes dritës që i jep forcën dhe besimin për vazhdimin e jetës, duke përfshirë mua Ringjalljen e Krishtit, më përkujton të atyre që u flijuan dhe ranë martirë për liri, duke e barazuar me Ringjalljen e Krishtit, më përkujton të atyre që u flijuan dhe ranë martirë për liri.
Kjo lidhje e përbashkët linë dhe shpërjetohet kjo liri.
Kjo ekspozitë është një thesar që Antonin ka guximuar ta ndaj me ne.
Kjo shfaqje e përjetimit të tij. Ndosh ta mund të lexoni diçka tjetër në veprat e rrëfimin e preokupimit dhe dhimbjeshitu të përjetove. Fundja, vepra artistike është për t’u shijuar
Antoni, por unë po e përmbyll këtë shkrim me një citat nga Andy Warhol: “Mos mendo të bësh art, thjesht bëje dhe secili nga ne e shijon nga këndvështrimi i tij.”
Këtë shkrim po e përmbyll me një citat nga një shprehje që më pëlqen shumë:
“Lërini të gjithë të tjerët të vendosin nëse është e mirë apo e keqe, nëse e duan apo e urrejnë. Ndërsa ajo t’ua ndez dritën më shumë.”
Antonit i dëshiroj në rrugëtimin e tij: shëndet të mirë dhe suksese në krijimtari.
Refki Gollopeni
Shkurt 2025 Therandë




Fjalë Rasti për Ekspozitën e Anton Krasniqit “Arkeologjia e Shpirtit” nga Sibel Halimi
Ekspozita “Arkeologjia e Shpirtit” e Anton Krasniqit mund të lexohet përtej estetikës vizuale, si një proces filozofik i zbulimit të vetvetes. Në thelb, ajo shtjellon idenë se shpirti i njeriut është një shtresëzim kujtimesh, ndjesish dhe përvojash që formojnë identitetin tonë.
Në mendimin filozofik, arkeologjia nuk është thjesht një disiplinë që merret me zbulimin e objekteve të së kaluarës, por edhe një metodë për të kuptuar strukturat e dijes dhe vetëdijes.
Michel Foucault, përdori termin “arkeologji e dijes” për të shpjeguar mënyrën se si diskurset historike ndikojnë në të kuptuarit e realitetit. Në një mënyrë të ngjashme, Krasniqi na fton të zbulojmë brendinë tonë përmes analizës dhe reflektimit të kujtimeve, sikur të ishim arkeologë të shpirtit tonë.
Veprat e tij vizualizojnë këtë eksplorim të brendshëm si një proces të pashmangshëm të njeriut që kërkon të kuptojë origjinën e vet. Ashtu si një arkeolog që gërmon për të zbuluar shtresa të historisë së një qytetërimi të zhdukur, njeriu, përmes artit dhe introspeksionit, zbulon shtresëzimet e përvojave që e kanë formuar. Kjo na sjell tek ideja sokratike “Njihe vetveten”, një thirrje për të depërtuar përtej dukjes dhe për të eksploruar thellësinë e qenies sonë.
Në këtë kontekst, arti i Krasniqit nuk është vetëm një reflektim estetik, por edhe një proces hermeneutik – një dekonstruktim i shpirtit për të gjetur kuptimin e fshehur në fragmentet e përvojës sonë. Ai na vë përballë pyetjes: A është identiteti ynë diçka e dhënë, apo diçka që e zbulojmë duke gërmuar në kujtesën tonë?
Në fund, “Arkeologjia e Shpirtit” nuk ofron përgjigje përfundimtare, por e lë shikuesin në një proces të vazhdueshëm kërkimi. Arti, ashtu si filozofia, nuk është një destinacion, por një udhëtim i pandërprerë drejt të panjohurës së vetes.