EN / SQ

Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

Doruntinë e Sokol Maloku: Diagonal

Kuruar nga: Shkëlzen Maliqi

22.03.2024

Sokol Maloku dhe Doruntinë Maloku janë qiftë artistësh kosovar që jetojnë në Gjermani. Sokoli dhe Doruntina kanë zhvilluar individualitete të dallueshme artistike në mënyrën e shprehjes dhe në stilet që kultivojnë, por kanë edhe një taban të përbashkët në hulumtimit e temave të jetës urbane moderne. Ata merren me dukurinë e kakafonisë në qytetërimin bashkëkohorë. Termi kakafoni vjen nga muzika, duke i dhënë emër shpërfytyrit të muzikës, por dhe të të folurit, kur ato shfaqen me shumësi kaotike, që tingujt dhe fjalët i shndërron në zhurmë të pazbërthyeshme. Si metaforë kuptimi i kakafonisë zgjërohet edhe në rrafshet tjera të jetës. Në këtë rast kur trajtojmë artet pamore, kjo dukuri do të mund të emërtohej barazvlerëshëm edhe si kakaoptikë, sepse për Sokolin dhe Doruntinën do të mund të thoshim se veprat e tyre trajtojnë një gjendje (post)moderne kakaoptike, të ballafaqimit tonë më cunam imazhesh që çdo sekondë vërshojnë mediat, ndër to shpesh të katastrofave sociale por edhe ato natyrore, që edhe ato shpesh shkaktohen nga sistemi destruktiv i shfrytëzimit të pamëshirshëm i resurseve të kufizuara të planetit.

Te arti i Sokol Maloku paraqitet qartë shkretëtire e (post)modernës e shënjesuar me simbole ikonike të shekullit XX. Pikturat e tij janë si pasqyra të thyera, ku në një sfond zakonisht të bardhë (mbase si të opcionit erase, e fshirë), ai kuturu vendos ca pamje mbeturinash kakaoptikë të shekullit 20. Këto pamje i gjen kryesisht në shtypin gjermen të kohës me tituj pompoz që ironizojnë ideologjitë e zvetënuara të shekullit, p.sh. Hello Progress, e që diku tjetër përplotësohet me titullin me një ton kërcënues: Die Ruhe vordem Sturm (Qetësi para Stuhisë). Në galerinë ikonash të hudhura entropike të ciklit gjejmë edhe figura tjera të kohës si Xhon Kenedi, Vili Brant, Merlin Monro, Ladi Dajana etj.

Në një seri punësh më të reja me këtë qasje Sokol Maloku shfrytëzon edhe pamjet nga shtypi komunist shqiptar, p.sh. në një pikturë minimaliste ku i gjithë sfondi është i zvetënuar nga eraseri i pamëshirshëm i kohës, mezi lexohet një titulli egzaltues i gazetës “Drita”: Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ku atypari është i hedhur edhe portreti thuajse i shpërfytyruar i ish presidenti komunist Ramiz Alisë.

Për dallim nga kjo qasje përgjithësisht pesimiste të Sokol Malokut, Doruntina Berisha Maloku, edhe pse arti i saj i trajton fenomenin e njejtë të kakaoptikës bashkëkohore, motivohet edhe nga një tjetër impuls. Në veprat e saja, sidomos ato që i bënë pa korniza në qarqafe, ajo ndërmerr operacione konceptuale që mëtojnë tejkalimin e fragmentarizimit të botës. Ajo mbush qarqafet me vizatime ku shumësinë e fragmenteve të jetës bashkohore i paraqet të lidhura në tërësi organike. Në njërin nga qaraqfet të paraqitur grafikisht si hartë e hapësirës urbanë, ajo në organizimin e brendshëm dhe si tërësi, e strukturon si trup të gruaje. Po kështu, si në qëndismat tradicionale, Doruntina nuk lë hapësirë të zbrazëza në kompozicionet e qarqafeve. Ajo i vizaton ato në tërësi, me shumë detaje, dhe gjithandej nëpër bokse vendos edhe tekste të shkurta poetike. Për dallim nga Sokoli që me tekste që ironizon ideologjitë e zvetënuara, Doruntina tregohet më e mëshirshme ndaj realitetit që edhe ajo e sheh si kakafonik. Tekstet që vendos janë relata poetike që tentojnë kuptimësimin e realitetit të fragmentuar, si p.sh.kjo World is Yours. Soo, can You please dance free NOW” (Bota është e juaj. Andaj, ju lutem, vallëzoni të lirë që SOT”).

Shkëlzen Maliqi

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Eilert Asmervik: Lotaria e mendimit

22 May 2025

Marigona Ademi: Transformimi i botës në art

12 May 2025

Daut Berisha: Nga e para

9 Apr 2025

Anton Krasniqi: Arkeologjia e Shpirtit

12 Feb 2025

Anita McKinna: NEGLECTED BRUTALISM

30 Jan 2025

Valentina Elshani: I AM FREE

4 Jan 2025