Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

KATJA BERGER “fragmentet e së TASHMES”

Kuruar nga: Shkëlzen Maliqi

12 06 2025

Njëra nga veprat e ekspozitës të artistes austriake Katja Berger e titulluar “MAHLZEIT”, mbase më së miri përfaqëson frymën e krijimtarisë së saj. Për këtë frymë vetë artistja shprehet me fjalët: “Arti im fokusohet në përmbajtje, posaçërisht në eksplorimet e përmasava emocionale dhe të brendësive të njerëzve dhe kafshëve.” “Mahlzeit” në esencë është alegori satirike. Në këtë ilustrim shohim një tryezë ku është ulur një zotni me kostume të bardha të zengjinit duke e ngrënë kryevaktin, që në këtë rast janë shpagetat, ushqim jo edhe aq ekskluziv, por që zotnia i hanë me kënaqësinë e grykësit, sikur para vetës e ka shujtën më përallore. Ndërkaq, dhe këtu është poenta e veprës, rreth tryezës sillen kafshët dhe zogjët, duke u përpjekur që edhe ato të kapin dromcat e ushqimit dhe pijeve. Qartë, kemi një alegori mbi tryezën e botës të sotme, ku ka ushqim të mjaftueshëm për të githë, por vetëkënaqësia e pasanikëve, e bënë botën të padrejtë, të sunduar nga grykësia e tyre e pangopshme.

Edhe punët tjera të ekspozitës janë ilustrime me narrativa të ndryshme, që Katja Berger i realizon me një stil të “dorës së lehtë”, e fokusuar në rrëfime pamore fabuloze, si përallëza alegorike ose edhe karikaturale me njerëz dhe kafshë. Aji i paraqet këto si ndodhi të përditëshmërisë, vizualisht me vija të thjeshtëzuara, por që i begaton me një fantazi të kontrolluar të raporteve paksa të përçudnuara sikur që ndodh në ëndrra. Te vizualizimi ajo sjell edhe shenja të ndjesive emocionale, herë të dashurisë dhe ngrohtësisë, herë të kërcënimeve dhe frikëndjellëse. Vetëm se qasja e Berger gjithnjë e ka një pikëvështrim, të themi, “vajzëror” me gërshetim të brengës me shpresën. Gruaja është motivi më i shpeshtë në veprat e saj, lidhur me raportet e saj me atë që e rrethon – qytetin, njërëzit, kafshët, bimët. Fabulat e Berger megjithatë janë të së sotmës, jo ezopiane ose të vëllezërve Grimm. Mirëpo, në strukturën e tyre mesazhet e saja janë si fabulat klasike. Te vizualizimi i përrallëzave të saja mesazhet janë të zbutura, jo dramatizuese. Ajo e apelon kujdesin, jo frikësimin paralizues.

 Nga Shkëlzen Maliqi

Ekspozita është përkrahur nga Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Shk 2026

Rron Qena: Qyteti neoromantik

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: Çka s’shoh

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nën 2025

Agron Dragaj: What time could not erase

12 Tet 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Tet 2025