Në kuadër të #FranceAlumni Day, Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Kosovë organizojnë ekspozitën «Transformation du monde actuel » të znj. Marigona Ademi ish bursiste e qeverisë së Francës dhe Kosovës.
Kjo Ditë Botërore e Alumni që shënon përvojën ndërkombëtare të studentëve në Francë, organizohet nga Agjencia Campus France, e cila udhëheq dhe zhvillon rrjetin France Alumni që nga krijimi në 2014.
Hapja do të bëhet në Galerinë Hani Dy Roberteve më 12 maj 2025, nga ora 18:30. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun deri më 20 maj 2025.



















