EN / SQ

Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Kritikë artistike

Valentina Elshani: I AM FREE

Shkëlzen Maliqi

04.02.2025

Valentina Elshani i rikthehet krijimtarisë artistike pas një abstinimi shumëvjeçar.

Aty ku morri pjesë në ekspozitën e klasës të studentëve të Xhevdet Xhafës në vitin 2001, ajo mbajti edhe ekspozitën e parë personale në vitin 2005. Tani që i është rikthyer krijimtarisë artistike pasi që e ndërpreu për gati dy dekada, Valentina ekspozon, me ftesën e Hanit të 2 Robertëve, ciklin e ri të pikturave të punuara me akrilik. Disa nga pikturat janë reminishencë e veprave të vitit 2005, me një stil karakteristik të figuracionit minimalist (veprat si Transformation, Inspiration, Your new way…) Ndërkaq, te pikturat tjera. ndonëse motivi kryesor mbetet figura e gruas, artistja është në kërkim të mënyrës tjetër të shprehjes.

Nëse më parë gruaja paraqitej me vija të stilizuara in abstracto, më shumë si siluet e bukur me elemente të veshjes (manteli, jaka, kapela) dhe gonxhet e lulëzuara me ngjyra joshëse, gjë që pikturave i jepte theksin e dekorativiteti, tani ajo gruan e paraqet në trajtat realiste për të përçuar emocionet e një transformimi dramatik në jetën e saj.

Artistja është sërish e kursyer me mjetet e shprehjes, figuracionin realist e paraqet në skica, me kroki lëvizje të brushës dhe akcentime minimaliste të qëndrimit të trupit dhe shprehjeve të fytyrës që rrezatojnë gjendjen e saj emocionale postraumatike. Njën ndryshim domethënës vërehet te piktura e gruas në kostum plazhi (You are good enought the way you are) ku te krahnori mbi zemrën e gruas vendoset një medalon ose lule trëndafili.

Edhe më ekspresiv është portreti i bustit të gruas me flokë të zeza që i punuar më vija ekspresive në monokromi gri. Gruaja, mbase vetë artistja, është e buzëqeshur dhe pranë e ka një anshkrim kumbues I am free, si një klithmë çlirimi që duhet të jetë edhe lajrmotivi i portreteve të tjera të grave, ku tërësia e ciklit ravijëzon një disponim të balancit dhe haresë së rigjetur pas kthesës dhe rehabilitimit nga drama jetësore ka qenë pengesë në realizimin e ëndërrave rinore të saj.

Piktura e re Valentina Elshanit mëton, me drithërime dhe hapa realist (nuk i ngjyros më me optimizëm të tepruar, shumica e kanë sfondin gri) apoteozën e transformimit, një rrëfenjëz që theksohet me titujt e veprave: Keep going on, You don’t have to hide, You are strong enaugh, Flaying, Life is so beautiful…

Shkelzen Maliqi

Prishtinë

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Eilert Asmervik: Lotaria e Mendimit

22 May 2025

Verena Walzl

Marigona Ademi: Transformimi i botës në art

12 May 2025

Shkëlzen Maliqi

Daut Berisha: Nga e para

9 Apr 2025

Shkëlzen Maliqi

Valentina Elshani: I AM FREE

4 Jan 2025

Shkëlzen Maliqi

Nehat Beqiri: Mbetje Tingujsh

12 Jun 2024

Shkëlzen Maliqi

Burim Myftiu: Ordinary Saints

9 May 2024

SHKËLZEN MALIQI