Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

Anita McKinna: Neglected brutalism

Kuruar nga: Shkëlzen Maliqi

30 01 2025, 19:00

Brutalizmi i braktisur / Anita McKinna

Anita McKinna nga Australia sjell në Kafe-Galerinë Hani i 2 Robertëve një përzgjedhje me 29 fotografi të saja tematikë të godinave të brakisura që i përkisnin të ashtuquajturtes arkitekturë brutaliste. Kjo degë e arkitekturës moderne është zhvilluar pas Luftës së Dytë botërore, së pari në Britaninë e Madhe, dhe përhapur pastaj gjithandej rruzullit. Karakteristika kryesore e stilit është përdorimi i betonit si material konstruktiv ndërtimi në trajtën e vrazhdët të tij, që në gjuhen frenge quhet béton brute, pra të papërpunar, të palëmuar dhe pa shtesa dekoruese.

Arkitekturën brutaliste e imponoi nevoja e kohës që pas luftës tejet shkatërruese të fillohet me rindërtime masive dhe të shpejtuara. Kjo ndikoj një qasje utilitare, që rindërtimet dhe godinat e rejat të janë funkcionale dhe të dizajnuara sa më thjesht, që ia vuri prangat imagjinatës krijuese për një estetikë reduktuese.

Betoni brut ishte zgjedhje e qëlluar për qasjen utilitare. Nga njëra anë, projektuesit i joshte funkcionaliteti i vetë monostrukturës të këtij betoni. Nga ana tjetër tërheqës ishte edhe monumentaliteti i tij kur me te formësoheshin sipërfaqet e shkrira me gabarite të mëdha që i ngjanin ndërtimeve të lashta me gur masiv, megalite. Ky moment i dytë frymëzonte dizajnuesit e monumenteve për nder të heroizmave dhe të viktimave të luftës, dhe sidomos projektuesit e përmendoreve komuniste. Pos që betoni brut joshi arkitekturën utilitare në vendet kapitaliste, në eksperimente neo-megalitike u përfshi edhe arkitektura e vendeve socialiste. Posaçërisht për përmendoret, projektuesit gjetën mundësinë e tejkalimit të doktrinës staliniste të ngurtë të soc-realizmit, duke e shfrytëzuar fuqinë abstrakte simbolizuese të betonit brut.

Në fokusin e Anita McKinna-s është, me përjashtim të disa shembujve të brutalizmit në Britani, kryesisht arkitektura e vendeve komuniste, që është braktisur dhe vandalizuar pas rënies së komunizmit. Përfshinë nga bunkerat e Shqipërisë, komplekset e çuditshme për banim në Bullgari, deri te një fontanë në trajtën e piramidës së përmbysur në Armeni.

McKinna aktualizon një qasje romantizuese që si të bukura i shihte rrënojat e artit dhe të monumenteve të së kaluarës. Ka ndodhur p.sh. që torzoja e një kopjeje të skulpturës antike të vlerësohet më e bukur se origjinali.

Fotografitë e McKinna trajtojnë braktisjen dhe vandalizimin e krijimtarisë të një bote në të cilën kemi jetuar në shekullin e kaluar, me rrënoja që i shohim në përditshmëri si një brutalizëm të dyfishtë.

Pyetja e saj është: a është i merituar brutalizmi i braktisjes të arkitekturës brutaliste?

Shkëlzen Maliqi

EKSPOZITA ËSHTË PËRKRAHUR NGA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT, DHE NGA KOMUNA E PRISHTINËS

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Shk 2026

Rron Qena: Qyteti neoromantik

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: Çka s’shoh

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nën 2025

Agron Dragaj: What time could not erase

12 Tet 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Tet 2025