Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

35 VJETORI I HANIT TË 2 ROBERTËVE

14 12 2024 | 19:00

Sivjet Hani i 2 Robertëve përmbushi 35 vjet të veprimtarisë si kafe, restorant dhe galeri. Gjatë periudhës 1989-2024 në Han janë organizuar më shumë se 200 ekspozita dhe aktivitete tjera kulturore.

Për ekspozitën jubilare kemi ftuar dhe përzgjedhur disa nga artistët dhe veprat që janë ekspozuar te Hani gjatë periudhës jubilare.

Në kohën e themelimit si kafiteri te Kurrizi, Hani pretendonte rol modest të alternativës subkulturore. Në vitet e 90-ta, Hani shndërrohet në qendër të rezistencës kulturore, por edhe qendër informative. Ishte vendtakim i liderëve politik, diplomatëve, publicistëve dhe gazetarëve elitarë botëror.

Nga Hani jan përhapuar lajmet dhe të vërtetat mbi rezistencën e Kosovës ndaj pushtimit serb.

Edhe pas çlirimit Hani gjen moduse për gërshetim të rafinuar të gastronomisë me kulturën, duke e ruajtur traditën e institucionit kulturor të pavarur.

Hani sot mbetet institucioni më i vjetër i kulturës së pavarur në Kosovë.

Ekspozita përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Prishtinës.

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Shk 2026

Rron Qena: Qyteti neoromantik

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: Çka s’shoh

27 Jan 2026

Zoran Filipović: 1991

4 Nën 2025

Agron Dragaj: What time could not erase

12 Tet 2025

Emma Bilbilaj: Art beyond function II

11 Tet 2025