
Windfall, ose “erë fati”, është një ekspozitë tranzicioni që përfshin punime të viteve 2025 dhe 2026. Windfall shpreh frikën dhe rilindjen, shpresën dhe tragjedinë, reflektime të qeta dhe ekzaltime. Elemente të Marecene, që ishte ekspozita e Wahwa në vitin 2025, janë të ndërthurura me eksplorime në akuarel dhe pikturë për të paraqitur një shqyrtim dhe për të parashikuar gjërat që priten më tej.
MARECENE
Mare (mære) nga anglishtja e vjetër, një qenie e ligë që të torturon në gjumë, dhe – cene nga greqishtja kainós (καινός), që do të thotë “e re” ose “e tanishme”.Marecene është periudha e maktheve. Ky art trajton errësirën, gjumin e trazuar dhe ndjesinë e të qenurit jo rehat. Tema bazohet në konceptin e kukullave, të paraqitura në forma të ndryshme. Ky grup punësh pasqyron ndjenja që përjetojnë qeniet njerëzore e që nuk mund t’i shprehin. Frika paraqitet në karaktere me ngjyra të ndezura dhe figura të njohura, që të prekin emocionalisht, kaotike, melankolike dhe dashakeqe, që të vështrojnë me sy të vdekur. Ndriçimi është përdorur në forma trilluese dhe lozonjare për të mprehur tehun e të pafuqishmit brenda kompozicionit. Secili krijim banon në një vend të fshehur e të ndryshëm, ndonjëherë i përcaktuar, ndonjëherë i shtrirë gjerësisht. Kundërvënia i jep punimit një pushtet të rrëshqitshëm: këto krijesa zvarriten në ndërgjegje nëpërmjet një porte që ka mbetur hapur në mendje që nga fëmijëria.
KRIJIMI I RI
Rilindja ka qenë një temë e krijimeve të mia pas shfaqjes së Marecene. Një seri që, duke përdorur imazhe të fluturave që shfaqen në mënyrë të çrregullt, shpesh absurde dhe joreale, krijon një shprehje të betejës së brendshme dhe të daljes prej saj. Cikli i jetës së këtyre insekteve eksplorohet në mënyrë lozonjare dhe paraqitet në mënyrë dramatike, pa iu referuar pritshmërive të zakonshme. Drita dhe ngjyra janë ndërthurur për të krijuar atmosferën e secilit krijim, me kontekstin që duhet të nxirret nga vetë shikuesi.
Krijimet e tjera të reja, të vendosura në radhë, janë të palidhura, punime me porosi apo piktura të veçuara që vetë-shpjegohen.
Kjo ekspozitë përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.






