Hapur sot nga ora 16:00 - 23:30 | Të dielën mbyllur

Ekspozitë

Besa Kicaj: Copëza shpirti në kohësi

Kuruar nga: Shkëlzen Maliqi

25 03 2026

Arti im lind nga çastet e pavetëdijes, duke lënë gjurmë, shtresa ngjyrash dhe, ndonjëherë, edhe gërvishtje. Gjurmët janë herë të ashpra, herë të lehta, të buta sa mezi shihen, shenja që pasqyrojnë botën time të brendshme: gjendjen emocionale, shpirtërore dhe mendore.

Nga pavetëdija, në qendër të artit tim depërtojnë ndjenjat dhe perceptimet, aty buron gjithçka: temat e identitetit, familjes, kulturës, historisë, të djeshmes, të sotmes dhe të ardhmes ende të mjegullt.

Punët e mia i ngjiz imagjinata, me përzierje ndjenjash bashkëjetuese: kureshtje dhe dyshime; kujtime dhe ëndrra; frikëra dhe shpresa; dashuri dhe zemërim.

Temë e rëndësishme është lufta me traumat që ajo lë pas. Por preken edhe liria, e njohura dhe e panjohura, lëvizja, krijimi, si dhe natyra me bukurinë e saj magjike.

Figura e femrës është me prani të vazhdueshme, simbol force, ndjeshmërie, kujtese historish dhe transformimesh. Ajo shfaqet si trup, si shpirt i thyer; mbart në vete identitet, dhimbje, durim, bukuri dhe fuqi krijuese.

Arti im buron nga unë si metaforë, si ironi, si paradoks,  si gjuhë e lirë.
Arti, si formë e lirë e shprehjes, më shërben si terapi meditative.

Besa Kicaj, Artiste

Ekspozita u organizua me mbështetjen financiare të Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shprehjes Kulturore”. Përmbajtja e ekspozitës është përgjegjësi vetëm e Hani i 2 Robertëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Agjencionit Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Facebook
X
WhatsApp
LinkedIn
Email
Facebook

Lexoni më shumë

Besa Kicaj: Copëza shpirti në kohësi

27 Maj 2026

Tonçi Staniçiq: Miniatura e Adriatikut

26 Maj 2026

Wahwa: WINDFALL

9 Maj 2026

Manushaqe Ibrahimi & Yll Avdiu: Pambuk

16 Shk 2026

Rron Qena: Qyteti neoromantik

28 Jan 2026

Arbër Sahiti: Çka s’shoh

27 Jan 2026